Partia Evropa Tani ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi. Evropa Tani kryesoi me 26 përqind të votave, duke siguruar kështu 24 mandate në parlamentin e ri. Lideri i partisë,Milojko Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që qeveria të formohet sa më shpejt.

“Ka qenë pjesëmarrja relativisht e ulët, është normale. Ndoshta sjellje demokratike. Pjesëmarrja është relativisht e dobët për kushtet malazeze, por kam dëgjuar se është normale për standardet evropiane. Po shkojmë drejt rrugës evropiane, politika nuk është më interesante si dikur…” tha ai.

I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiç tha se e ka bërë të qartë që s’ka koalicion me PDS dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Ndërsa Dritan Abazoviç ka theksuar se koalicioni “Hrabro se Broji” do të jetë shtylla kryesore e Qeverisë së ardhshme.

I pyetur se si e komenton mesazhin e liderit të Lëvizjes Evropë Tani se nuk do të negociojë me URA-në dhe nëse demokratët do të negociojnë veçmas, Abazoviç komenton kështu.

“Dhe mos e prishni tani… Ne kemi qeverinë, presim parlamentin. Spaji? mori më shumë, le ta bashkojë. Kjo nuk është një pyetje për mua. Për ne, kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur…”, tha Abazovic.

I pyetur nëse kjo do të thotë se URA do të jetë me DPS-në në Qeveri, Abazoviç tha se nuk do të negociojnë me ta.

“Për ne nuk janë të pranueshëm vetëm personat që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këta njerëz njihen në disa opsione politike. Është herët të flasim për kombinatorikë”, tha Abazoviç.