Presidenti Ilir Meta konfirmoi sërish sot se pas daljes nga dera e Presidencës do të rikthehet më aktiv se kurrë në politikë për t’i dhënë përgjigje Edi Ramës.

Së pari, pas 24 korrikut, kur të takohemi bashkë këtu, sipas premtimit të dhënë këtu në këtë institucion sigurisht që më ka qëlluar ditë e hënë data 25, është ditë pune. Kështu që fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme” tha ai.

Por si e komenton ai kërkesën e Edi Ramës për ta hetuar atë dhe Sali Berishën? “Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë, për interesin kombëtar, që falë marrëveshjes së 5 viteve më parë është cenuar si asnjëherë tjetër. Ne e kemi kohën përpara.

Ajo që shqiptarët presin, është një lidership që mban fjalën, llogaridhënia e të gjithëve. Mua më bën përshtypje, që pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet që e ka kapur prej fyti. I bën thirrje SPAK-ut që të hetojë Ilir Metën. Shumë mirë bën, madje t’u cojë edhe pyetjet bashkë me Agacin.

Unë kam armët më të forta, që janë e ëvrteta dhe transparenca. Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe shqiptarët do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për mullarët e korrupsionit që lartësohen cdo ditë.

Kush i ka penguar ata që të hetojnë Saliun dhe Ilirin? Këtë e bën që të mos hetojnë Stelën, Mërtirin, Zoton dhe të gjithë grupin kriminal. Pse do të frenojë Ilirin ai me këto përralla. Ai e njeh Ilirin më të mirë nga të gjithë. E di ai që Iliri do u shkojë gjërave deri në fund” tha ai.