Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat është shprehur se do të kenë një bashkëpunim të ngushtë me Berishën dhe Partinë Demokratike. Po ashtu ai ka shtuar se beson tek populli dhe në zgjedhjet e ardhshme ata do të fitojnë.

“Do te bashkëpunojmë shumë ngushtë me Partinë Demokratike, që është 1 dhe vetëm 1.

Zgjedhjet e ardhshme lokale do te jenë një triumf i llogaridhënies.

Opozitën e kemi pasur të kapur nga qeveria. Këta e nënvlerësojnë popullin shqiptar, por unë besoj te populli, dhe Rama do ta mësoj shumë shpejt se kush është populli shqiptar. Ai i kontrollon xhepat dhe çdo gjë, por ai do të përfundoj nën këmbët e popullit. Po të kishte drejtësi do të ishte në qeli ose do ishte në dhomën 4 spitali 5,” është shprehur Meta.