Këngëtarja Ronela Hajati, ka reaguar në faqen e saj të instagramit me anë të një statusi kundrejt opinionistëve. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” një panel të ftuarish po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin e ‘Eurovisionit’, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative. Ronela ka reaguar ashpër në status, duke thënë se po kapen shumë me të, ajo i quan opinionistët të “kalbur”, por nuk ka etiketuar publikisht asnjë person.

 “Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!” ka shkruar Ronela.

Ndonëse “Eurovision” ka përfunduar, diskutimet rreth performancës së saj vijojnë. Pas skualifikimit në gjysmëfinale Ronela nuk ka dalë në asnjë intervistë por nuk i ka kursyer reagimet në rrjetet sociale.