Romanca mes Robert Berishës dhe modeles Laureta Maqedonici duket se po shkon shumë mirë. Çifti po e shijojnë fare lirshëm lidhjen e tyre duke mos e fshehur aspak nga sytë e kureshtarëve.
Ata duket se janë bërë tashmë të pandashëm nga njeri-tjetri dhe këtë mund ta themi nga fotot dhe videot e shumta që postojnë së bashku në rrjetet sociale.
Mirëpo Laureta duket se ka një ‘ankesë’ për Robertin. Këngëtari nuk e lë të bëjë video, të paktën kështu është shprehur ajo në një postim të fundit në InstaStory ku ndërkohë që po filmon veten, Roberti i shfaqet nga pas duke bërë një fytyrë qesharake.
‘Si nuk të lë të bësh një video”-ka shkruajtur modelja mbi të.
Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French”, dyshja shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.