Me përfundimin e “Big Brother VIP” duket sikur gjërat midis Donald Veshajt dhe një pjesë të produksionit nuk janë mbyllur siç duhet.
Teksa nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në prapaskena, ditën e djeshme ai vendosi të heq Arbana Osmanin nga lista e personave që ndjek në “Instagram”.
Megjithatë, së fundmi duket se gjërat janë akoma më personale pasi binajkët Veshaj kanë hequr gjithashtu dy motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat ishin producentet e spektaklit.
Jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”.
Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.
Madje, mbrëmë u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.
Gjithashtu Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.
Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.