Pas përfundimit të këtij sezoni të “Përputhen”, moderatorja po shijon pushimet në Turqi. Përpos historisë së saj më Donald Veshajn, një pikë tjetër për të cilën Zemani komentohet në rrjetet sociale është edhe paraqitja e saj.

Kur shumë mund të thonë se si Bora nuk ka tjetër, në fakt është gjetur një tjetër sozi e moderatores. Bëhet fjalë për një kolege të saj, moderatoren e emisionit kosovar “Mirage”, Engjëllusha Cakajn. Si mendoni ngjajnë me njëra-tjeterën?

Ju kujtojmë që edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi Dhedhes është komentuar më herët për ngjashmërinë me Bora Zemanin. Kur u bë pjesë e programit të dashurisë është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me moderatoren.