Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi sot se duke filluar nga nesër deputetët socialistë do të dalin në terren për të kontrolluar çmimet me qëllim shmangien e abuzimeve. Një gjë e tillë ndodhi pak ditë më parë me ministrat, që dolën në terren.
“Deputetët do u bashkohen ministrave për të verifikuar masat e ndërmarra nga qeveria përmes grupeve të verifikimit të kontrollit për respektimin e çmimeve, të karburanteve apo produkteve ushqimore, që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të shqiptarëve.
Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar, në të 61 bashkitë. Me të mbaruar seanca nesër, të gjithë deputetët do të jenë në terren për të ndjekur të gjitha masat dhe implementimin e paketës së rezistencës” tha Taulant Balla.