
Ish-presidenti Bujar Nishani është dërguar për mjekim jashtë shtetit. Nishani ishte shtruar mbrëmjen e së mërkurës te Sanatoriumi pas problemeve shendetësore.
Ende nuk dihet se nga cfarë sëmundje vuan ish-kreu i shtetit, ndërsa ditën e djeshme u raportua se parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk ishin në gjendje të mirë.
Ndërkaq nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e ish-presidentit të vendit, që aktualisht është transferuar jashtë për mjekim më të specializuar.