Këngëtari Ardit Çuni ka reaguar në Instagram, ndaj artistit Robert Aliaj pas debatit të ashpër që patën mbrëmjen e djeshme. Çuni u shpreh se banaliteti i Aliajt arrin kulmet sa që i vjen zor ta shikojë me familjen. Më tej, ai ka shkruar se i vjen keq që u largua nga emisioni ‘Open’ pasi nuk e duroi dot Aliajn dhe në television ai ndëron kanal kur del ai. Çuni i ka bërë një ftesë të hapur kritikëve të shkruanin një këngë ‘profesionale’ siç i quajnë ata dhe të fitojnë festivalin.

Sa turp më vjen që gjendesha sonte në një panel që gjykonte rininë, që gjykonte shijet, që gjykonte tallavanë, që gjykonte Shqiptarët si popull të paedukuar, që gjykonte me fjalë banale nivelin profesional të secilit nga në. Unë nuk jam askushi të them se çfarë është më e mira apo e keqja ashtu siç nuk jam askushi të them se kush është kënga më e mirë dhe a ka një formulë për të pasur këngë profesionale. Mesa di unë dhe kam lexuar gjithçka është ndjenjë dhe emocion, e nëse kjo vjen produkti ka arritur qëllimin.

Për të gjithë kritikët e panelit ju ftoj në një sfidë publike, të bëni një këngë nga këto “profesionalet” që dini ju dhe të fioni vitin tjetër festivalin (mesa di unë e keni bërë disa herë dhe sja keni dalë as në finale të festivalit të dilni) Madje tu tregoni europës aristokracinë dhe artin tuaj sepse Shqiptarët ‘pëlqejnë vetëm muzikën tallava’. Më vjen keq që arrij të largohem nga emisioni live por niveli i Robert Aliajt nuk i shkoj dot as afër sepse fatkeqësisht mbyll TV sa herë ai del, dhe sa herë banaliteti i tij arrin kulmet sa me vjen zor ta shoh me fëmijë dhe familjen vërdallë. Di të them Robert Aliaj dhe çdo kritik tjetër që prej këtij publiku Shqiptar ‘Pa Nivel’ paguheni ende sot ndiqeni ende so, keni frymë dhe jetë akoma sot. A mund të jemi më të mirë? Po sigurisht… A mund të jemi më keq? Poo sigurisht. A ka fund e mira? Jo,” ka shkruar Çuni.

Çuni gjithashtu shprehur keqardhje dhe për paragjykimet që përballet rinia sot dhe cilësoi kritikët e panelit si “mbetje të post komunizmit”.

SA KEQ NDIHEM KUR SHOH QE NJE RINI PARAGJYKOHET RENDSHEM, ME FJALET ME BANALE SEPSE NE NUK DIJME, SEPSE NE NUK BEHEMI, SEPSE NE I MARRIM APO I KEMI MARRE SHKOLLAT ME LEKE, SEPSE I KEMI MARRE KLIKIMET KOT, SEPSE I KEMI MARRE CMIMET ME MIK, SEPSE JEMI TE NDJEKUR KOT, SEPSE NE SVLEJME, SEPSE NE SJEMI VLERE, NE JEMI LLUM. Jo te dashur “mbetje te post komunizmit”, me respekt te madh per disa qe nuk bejne pjese ne kte grup e qe vine nga e njejta kohe dhe i dua pafund per artin dhe themelet qe kane vene. Por nuk mundet te jete e bukur dhe profesionale vetem ajo qe doni dhe thoni ju, sepse bota ka evoluar, emocioni ka evoluar. Ndoshta ju keni mbetur akoma me kohen qe ju thoshte xhaxhi “NE JEMI ME TE MIRET DHE SKA TJETER” Jojo ka dhe te tjere, me te mire se une, se ti, se ai dhe arti ndaj eshte i bukur sepse eshte individual, sepse ka larmishmerine e te ndryshmeve.

DHE ME KAQ E MBYLL, DHE AH PO SE HARROVA ME FALENDERONI MUA DHE POPULLIT “LLUM SHQIPTAR” SIC NA QUAJTET JU, QE SONTE DHE NE VAZHDIM DO JENI SERISH LAJM E DO JU DALE EMRI” ka shkruarr Çuni.