
Në mars të vitit 2022, aktorja Delinda Disha ndau me ndjekësit lajmin se kishte humbur binjakët që priste të sillte në jetë.
Por si çdo e keqe që sjell pas një të mirë, edhe aktorja ka përjetuar gëzimin e të sjellurit në jetë të fëmijës së saj të dytë, një vit më pas.
Delinda është bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Kostandin. “10.8.2023. Mirë se erdhe Kostandin”, ka shkruar aktorja e njohur bashkëngjitur me foton ku shfaqet duke puthur të voglin e saj për herë të parë.