Një situatë e pakëndshme i ndodhi këngëtarit Butrint Imerit në një nga koncertet e tij. Teksa artisti po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve u konfrontuan fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta.
Në pamjet e publikuara në TikTok, Butrinti dëgjohet duke performuar në kohën kur sherri sa filloi. Për të qetësuar situatën, këngëtari ndërpret muzikën dhe iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas kësaj, këngëtari vazhdoi normalisht deri në fund koncertin.
Mirëpo së fundmi këngëtari ka reaguar sërish në lidhje me situatën e pakëndshme në koncert. Butrinti duket se është penduar për mënyrën sesi iu është drejtuar personave që u konfrontuan, me termin ‘katundar’.
Nëpërmjet një statusi në InstaStory, Imeri u shpreh se ndihej keq për mënyrën sesi ka reaguar ndaj personave në klub. Artisti shtoi se ai është vetë ‘katundar’ dhe i kërkoi falje të gjithë atyre personave që janë ndjerë të ofenduar prej tij.
Sipas tij e gjithë situate ishte momentale pasi ai nuk ka ditur si të reagojë kur ka parë ato sjellje jo të hijshme.
“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që kam bërë me termin “katundar” gjatë një rrahje që është bërë gjatë momentit kur isha duke performuar në një klub, por ka qenë momentale dhe kam qenë i frustruar me ato pamje që kisha përballë, sepse ne dalim me u kënaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë.
Unë vet jam “katundar” me prejardhje, jam shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkojë shumë falje, sepse ka qenë moment që nuk kam ditur se si të shprehem kur I kam parë ato sjellje. Ju don katundari shaljan super krenar Butrinti”, -shkroi Imeri.