Seanca e sotme plenare pritet të shoqërohet me debate në lidhje me projektin e portit të Durrësit.
Gjithashtu deputetët e PD-së kanë kërkuar Interpelancë urgjente me kryeministrin e lidhur me përmbytjet.
Gjatë seancë maratonë të së enjtes, pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.11.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)
4. Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim.)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime – jo më shumë se 6 orë.
(Koha e diskutimeve është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe ndahet në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve
sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend)
Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:
- Grupi parlamentar i partisë Socialiste 190 minuta
- Grupi parlamentar i partisë Demokratike 103 minuta
- Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta
- Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta
Shprehen grupet parlamentare
Koha e votimit
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin financiar e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia shqiptare”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Dhënie mendimi komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
Shprehen grupet parlamentare
Koha e votimit
6. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
8. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
9. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).