Saga e ndarjes së  Shakirës dhe Gerard Pique ka marrë një kthesë të re me mbrojtësin e Barcelonës që thuhet se ka ndërprerë lidhjet e tij me kamarieren me të cilën supozohej se ka pasur një lidhje. Mbrojtësi i Barcelonës tani me sa duket dëshiron të rikthehet në marrëdhënie të mira me Shakirën.

“Ai është beqar dhe ka shumë miq,”- tha fotografi i shtypit Jordi Martin për Telecinco. Ai ka treguar se ish-çifti po mendojnë për t’u pajtuar.

Sipas Marca, ata po kërkojnë të arrijnë një konsensus dhe një mirëkuptim të përbashkët për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve.

Problemi midis të dyve është se ku jetojnë ata ose ku duan të jetojnë saktësisht. Pique dëshiron që Shakira dhe fëmijët e tyre të qëndrojnë në Barcelonë, ndërsa ylli i popit dëshiron të largohet për në Miami. Përveç betejës së tij për kujdestarinë dhe divorcit të mundshëm, Pique po përballet gjithashtu me një hetim për lidhjet e tij me presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales.