Modelja Beniada Nishani vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, por kësaj here për një arsye tjetër. Ajo shpesh poston foto dhe video gjatë përditshmërisë së saj, por së fundmi ka ngritur dyshime të mëdha me postimin që ka bërë në “Instastory”.

Ajo ka publikuar një video, ku duket teksa qëndron krah një mashkulli, i cili shfaqet me kurriz, ndërkohë që ajo e përkëdhel në trup. Nuk dihet nëse djali është partneri i Beniadës, apo vetëm një provokim nga ana e saj për të marrë pak vëmendje duke ngritur aludime lidhur me jetën e saj personale.