Termin zhigolo e lidhim gjithmonë me filmin ku luan Richard Gere. Megjithatë një zhigolo në realitet nuk ka shumë lidhje me atë të “American Gigolo”. Jeta e një djali që kryen këtë punë është sa interesante, aq edhe misterioze.
Një zhigolo do ta lidhim gjithmonë me fjalën seks. Po nuk është gjithmonë kështu. Ka gra që paguajnë vetëm për të dalë për një darkë, për të bërë dikë xheloz, apo për një kafe. E ta mendosh që termi i ardhur nga frëngjishtja do të thotë: balerin.
Mbase nuk e dini, po kryerja e kësaj pune nuk është e paligjshme në Itali, veçse në rastet kur të detyrojnë ta bësh.
Për çfarë e paguajnë gratë një zhigolo?
Po çfarë duan gratë nga një zhigolo?
Tregu i prostitucionit mashkullor është shumë i ndryshëm nga tregu femëror. Në të parën, seksi luan një rol themelor, në të dytin, seksi ka rol dytësor. Ndonjëherë gratë thjesht duan të kenë një përvojë intime, madje edhe më të qëndrueshme se një natë të vetme. Ka nga ato që kërkojnë të bëjnë xhelozë të dashurin e tyre ose ish-bashkëshortin. Disa herë paguajnë edhe burrat për të provokuar gratë.
Ka nga ata që punojnë me virgjëreshat. Ofrojnë shërbime për vajzat që kanë kaluar njëfarë moshe dhe ende nuk kanë patur asnjë eksperiencë seksuale. Ose ato që janë abuzuar dhe kanë vështirësi në të ndjerin e kënaqësisë. Ka edhe raste kur zhigoloja bëhet psikolog. Në kuptimin që i këshillon klientet gjatë takimeve.
Gratë paguajnë edhe kur kanë njohur dikë e nuk duan ta humbasin. Kur nuk kanë puthur kurrë, s`kanë eksperiencë e s`dinë si t`ia bëjnë, paguajnë zhigolonë.
Po sa para kushton një takim me një zhigolo?
Jo më pak se 500 euro. E nuk janë pak.