Për herë të parë në 20 vite, Euro ka rënë nën Dollarin dhe shkak kryesor për këtë është lufta në Ukrainë. Kështu, një Euro u ble me 0.998 dollarë në tregun valutor në orën 12:45 sot, me një rënie prej 0.4 % në tregtimimin e ditës.
Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e Euros. Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej Euron, pasi monedhat priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit. Dollari ka pësuar rritje muajt e fundi, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore Amerikane.
Një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar. Kjo mund të kontribuojë në një inflacion edhe më të lartë në eurozonë, i cili tashmë po shkon në 8.6% për qershorin.
Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.