Në vitet ’70 fotot ishin shumë të rralla dhe jo të gjithë kanë shumë kujtime të dokumentuara nga ajo kohë. Gazetari Blendi Fevziu, shumë i dhënë mbas kujtimeve, ka postuar disa kohe me pare një foto në shtëpinë e tij të fëmijërisë në ato vite.

Me flokë kapelon, në mes të nënës e veshur me polka dhe me flokët e krehura me volum, si dhe babait nga i cili trashëgon shumë tipare fizike, Fevziu ndau një kujtim të fëmijërisë nga koha kur ishte më i vogël se Alis, vajza e tij e dytë.

Detajet e shtëpisë si vazoja e luleve, qilimi, arushi lodër në raft janë kujtime të të gjithë fëmijëve të atyre viteve.

“Diku në mes të viteve ‘70-të kur fotot ishin kaq të rralla dhe prindërit më vinin të pozoja mes tyre”, ka shkruar Fevziu përkah fotos.

Ndërkohë sot, Blendi qe prej dekadash moderon emisionin Opinion, është një nga gazetarët shqiptarë më të paguar në vend, ku shpesh është përfolur se paga e tij mujore është mbi 30 mijë euro në muaj.