Partnerja e Ledrit, blogerja Sara Hoxha është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”, i cili nisi mbrëmjen e sotme. Ndonëse për herë të parë duke performuar në një skenë, bukuroshja dhuroi një spektakël të vërtetë.
Ajo iu prezantua jurisë dhe publikut me një “Cha cha cha” së bashku me balerinin Luixhino.

Valbona Selimllari: Ti nuk vjen nga TV, prandaj më ke çuditur mua sot dhe i ke kaluar pritshmëritë. Nëse vazhdon kështu, rrugtimi yt do jetë afatgjatë.

Dalina Buzi: Pas kësaj performance, unë dua ta shoh Sarën në Tv!

Armand Peza: Unë do e kisha shtyre balerinin dhe do të kisha kërcyer me ty nëse Ledri nuk ka kundërshtim sigurisht…

Kledi Kadiu: Duhet të kesh kujdes me gjymtyrët, pavarësisht se energjia ishte shumë e mirë