Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se nesër gjatë prime-t, përveç televotimin për finalistin e parë, do të ketë dhe një eliminim brenda natës.
Ndryshe nga cdo herë tjetër, nominimet nuk do të bëhen gjatë spektaklit, por gjatë ditës së sotme.
Tre banorët më të votuar do të dalin në televotim, i cili do të hapet nesër në fillim të mbrëmjes.
Ata do të kenë mundësinë të shkruajnë emrat e dy banorëve që duan të nominojnë në letër, me përjashtim të Luizit dhe Deas, e më pas do e vendosin në vazo.