
Rusia do të shpallë një armëpushim në Ukrainë nga ora 12 pasdite e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit, raporton agjencia Interfax duke cituar Kremlinin.
Kjo pasi Rusia feston Krishtlindjet më 7 janar.
Moska gjithashtu i bën thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në shërbimet në prag të Krishtlindjeve dhe në ditën e festës.