Marinela Hysa u kthye në një nga personazhet më të ndjekur dhe të përfolur në Tik Tok, pasi iu drejtua me sharje dhe ofendime shumë personazheve të njohur.
Sot ajo shfaqet e penduar për deklaratat e saj, duke thënë se nuk diti të menaxhonte famën që mori në televizion.
E ftuar në emisionin “Shije shtëpie”, Marinela tha se, u bë e famshme për fjalët e pista që ka përdorur, ndërkohë që në jetën reale Marinela nuk shan dot askënd, as me fjalën “debile”.
Gjithashtu Marinela ka folur dhe për dështimet që ka pasur në jetë dhe sipas saj është gjë shumë e mirë të pranosh dështimet.
“Unë kisha një palestër, një biznes të suksesshëm, vija në Tv Klan, më donin të gjithë sepse bëja një shoë të bukur. Unë jam bërë e famshme vetëm se kam përdorur fjalë të pista. Unë kam pirë dhe alkool, kam qenë në gjendje të dehur, kam dalë 2 herë në gjendje të dehur, kam qenë super tapë. Në jetën reale për kokën e dy prindërve sepse e kam familjen shumë të shtrenjtë, ngaqë kam pasur shumë ngarkesë, kam pirë alkool dhe nuk e di domethënë. Në jetën reale të më thuash “Marinela më shaj debile”, unë nuk di të shaj dhe më vjen shumë inat për këtë. Ta marrësh famën për diçka që nuk je, është një gjë që kam 10 vite që lodhem, sakrifikoj”, tha Marinela.