Ditën e djeshme në Beograd u mbajt panairi i verërave, nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan”. Mesa duket këtë panair e ka shijuar Presidenti serb Vuçiç.

Në rrjet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiç shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën për ta provuar dhe më pas tenton ta lërë diku larg presidentit.

Ndonëse këshilltarja i thotë ne anglisht se kryeministri shqiptar është duke të pritur ai vazhdon të hedhë batuta nga stenda në stende e prodhuesve serbë të verës.