Pirja e një kafeje shumë të fortë para se të stërviteni, djeg më shumë dhjamë gjatë ushtrimeve.

Edhe koha ka rëndësi. Nëse e bëni atë pasdite, efektet e kafeinës janë shumë më të dukshme sesa në mëngjes. Pjesëmarrës në hulumtim ishin 15 burra me moshë mesatare 32 të cilët përfunduan një seri testesh bazuar në sforcimin fizik.
“Rezultatet e studimit tonë zbuluan se pirja e kafeinës 30 minuta para kryerjes së një prove ushtrimi aerobik rrit oksidimin maksimal të yndyrës gjatë stërvitjes,” shpjegon Francisco José Amaro-Gahete, nga Departamenti i Fiziologjisë. Studiuesit vunë në dukje se kishte një ndryshim ditor në oksidimin e yndyrës gjatë ushtrimit, me vlera më të larta pasdite sesa në mëngjes