Marrëdhënia e Ilirit dhe Monikës është komentuar shumë nga publiku për shkak të miqësisë së tyre me uljet dhe ngritjet e aj gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpi.Edhe pse në fund të formatit u duk se gjakërat midis tyre ishin qetësuar, së fundmi ata kanë bërë disa deklarata për njeri-tjetrin ku është zbuluar se marrëdhënia e tyre nuk është aq e mirë.
Gjatë përballjes së “Post Big Brother VIP”, Monika tha se është zhgënjyer disa herë nga balerini, por gjërat i kanë diskutuar.
“Këto gjëra i kemi lënë pas”, tha Monika.
E pyetur nga Arbana se çfarë do të bënte ndryshe, nëse do të ripërsëritej kjo eksperiencë, Monika tha:
“Do t’i jepja akoma kohë Ilirit që të njihte Monikën, jam po e njëjta dhe jashtë kësaj loje”.
Por, a mund të kenë një raport, tani që ‘reality show’ ka përfunduar:
“Pavarësisht si janë ngritur opinionet edhe brenda dhe jashtë, për mua ka rëndësi Monika dhe Iliri, si është Monika për Ilirin dhe si është Iliri për Monikën”, u përgjigj aktorja.