Sot herët në mëngjes i është vënë zjarri përsëri lokalit të reperit Noizyt, (Rigel Rajku), në zonën e Currilave. Zjarri i është vënë verandës së lokalit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë sapo kanë marrë njoftimin. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit, Eraldo Musteqja.