Një konvikt në Qytetin Studenti, në kryeqytet është përfshirë nga flakët

Nga flakët ka dëme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia njoftoi se “në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, shtuan të njëjtat burime.