Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ketë një përmirësim të kushteve meteorologjike, parashikon SHMU.

Moti pritet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Në jug të vendit përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta temperaturat parashikohen me rënie të ndjeshme në vlerat minimale.

Më konkretisht:

zonat malore -4°C deri në 3°C

zonat e ulëta -2°C deri në 12°C

zonat bregdetare 1°C deri në 12°C