
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zgjedhjet në Kukës ku është shprehur se zgjedhjet e fundit dhe ato të 1 majit janë vjedhur.
Berisha zbuloi rastin, duke treguar se në muajin prill, janë ulur në një lokal, një zyrtar shumë i lartë i PS-së me drejtorin e OSHEE-së së këtij qarku.
Sipas Berishës është bërë pazar për një tender miliona lekë dhe në tavolinë ka pasur përgjues.
“Përgjimi”, thotë ish-kryeministri, ka mbërritur në duart e Ramës, i cili nuk e ka dorëzuar në SPAK për të mbajtur peng zyrtarin.
“Në muajin prill në një lokal janë ulur një zyrtar shumë i lartë i PS-së me drejtorin e OSHEE-së së qarkut Kukës. Tavolina ka pasur përgjues.
Është e regjistruar se është bërë pazar që drejtori i OSHEE-së do të bëjë një tender dhe kaq, miliona lekë në të cilat 300 mijë euro do t’i dërgojë në Tropojë. Shtylla tensioni do vendoseshin në Has dhe resti i kësaj në Durrës. Shërbimi informativ ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam të dhëna që Rama e ka dërguar në SPAK përgjimin. E mban peng për të mbajtur peng zyrtarin”, është shprehur Berisha.