Pas daljes së beftë nga emisioni “Përputhen” bashkë me ish-konkurenten tjetër Anën, publiku ishte akoma më i paqartë për marrëdhënien e tyre.

Sipas Edit dëshira e tij ishte që të vazhdonin takimet jashtë por gjërat nuk paskan shkuar siç duhet mes tyre.

Por mesa duket fati i paska buzëqeshur jashtë emisionit Edit pasi po përflitet për një lidhje të mundshme me një vajzë nga Kosova me emrin Fiona.

Ky lajm vjen pas shkëmbimeve të komenteve në rrjetin social Instagram mes dyshes dhe këto komente ndezin mjaft dyshime që kemi te bëjmë me një çift të mundshëm. Gjjithashtu dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit shpesh dhe duken mjaft të lumtur.

Kujtojmë se Ana Lleshi dhe Edi u larguan të dy nga “Për’puthen Prime” pas një debati të ashpër që Edi dhe Erjoni, dy djemtë që ajo pëlqente, patën me njëri-tjetrin.