Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Lezhë.
Një mjet ka devijuar nga rruga duke përfunduar në kanal, e si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, i identifikuar si Armando Pacani.
Pasagjeri ka mbetur i lënduar, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet gjendja e tij.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shëngjin / Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.