Familja e cila u përfol se do të merrte për nuse Hygerta Metën, 19-vjeçaren që ndodhet tashmë pas hekurave për vrasjen e babait, e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, qytetarja e identifikuar me inicialet E.Q., ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës, Pëllumb Meta.

Madje, sipas të njëjtës dëshmi, Meta ka thënë se vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk donte që ta fejonte.

“Ne interes te hetimeve u jane mare deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q.  ku shtetasja E. Q ka deklaruar se ka pasur deshire qe te lidhte krushqi me familjen e viktimes por qe ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do te vazhdonte shkollen dhe nuk ka pasur plane per ta fejuar,”- thuhet në dosje.

Por, kjo dëshmi rrëzon versionin e të gjithë familjes Meta që siç duket ishin bërë bashkë për të vrarë kryefamiljarin. E para që pranoi autorësinë e krimit ishte Hygerta Meta, 19-vjeçarja që tha se i ati donte ta fejonte pa dëshirën e saj, ndërkohë që ajo vetë donte të vazhdonte shkollën. Hetimet e mëtejshme çuan në pranga dhe yd vëllezërit e saj, Hysen dhe Amarildo Meta. Si përfundim, personi që kishte shkrepur armën rezultoi të ishte Hyseni, ndërsa dy të tjerët kanë bashkëpunuar me të, për ta mbështjellë me qese plastmasi dhe për ta varrosur në kasollen e lopëve. Dijeni për kriomin dyshohet të ketë pasur dhe gruaja, Blerina Meta. Por, nëse pista e fejesës bie, atëherë përse fëmijët e vranë babain e tyre?