Të paktën 18 persona, duke përfshirë dhjetë fëmijë, janë zhdukur në Guatemalë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
“Ujërat e rrëmbyeshëm përmbyten shtëpitë në lagjen Dios El Fiel, nën urën El Naranjo,” u tha gazetarëve Rodolfo Garcia, zëdhënësi i Conred, Agjencia Kombëtare e Koordinimit për Reagimin ndaj Fatkeqësive.
Sipas informacioneve fillestare, 18 persona rezultojnë të zhdukur dhe gjashtë shtëpi janë dëmtuar rëndë. Një zëdhënës ushtarak konfirmoi numrin e të zhdukurve dhe tha se kërkimet po vazhdojnë për t’i gjetur ata.
Në brigjet e këtij lumi janë ndërtuar qindra kasolle dhe shtëpi të varfëra, pavarësisht ndalimeve të autoriteteve. Pas shiut të madh të së dielës, shtëpitë u fundosën nën ujë, gurë, papastërti dhe rrënoja, tha një reporter i AFP që shkoi në zonë.