Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg 21-vjeçarin Jorgaq Thëngjilli, i cili shkaktoi një aksident me dy të plagosur pak ditë më parë pranë Kryeministrisë.
Apeli ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe masën “arrest në burg”. I riu, përsëritës i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, i gjobitur mbi 20 herë në të kaluarën, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi dy kalimtarë që po ecnin në trotuar.
Vendimi i plotë:
Më datë 05.11.2023, rreth orës 14:00 në rrugën “Ismail Qemali”, shtetasi me iniciale J. Th duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e tij, dyshohet se për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, ka aksidentuar shtetasen me iniciale D.K dhe shtetasin me iniciale K. D.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”,ndaj personit nën hetim shtetasit meinicialeJ.Th, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,të parashikuar nga neni 290/2 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.2598 Akti, datë 08.11.2023, ka vendosur:
1. Vleftesimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim J. Th.
2.Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J.Th, “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J. Th,i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit caktimin e një mase sigurimi më të butësi atë të“Arrestit ne shtëpi”, “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Ndalimin e daljes jashtë shteti”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 21.11.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:
Miratimin e vendimitnr.2598 Akti, datë 08.11.2023të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.