IMG_9876

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paditur në SPAK kryebashkiakun Vangjel Tavo dhe të riun socialist Dasho Veizaj.

Ky i fundit ka nisur të njihet edhe si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’ për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore të PS.
Gjikuria ka vendosur të padisë në SPAK të riun Veizaj, pasi në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë.

Opozita akuzon se qindra persona u zhvendosën në mënyrë të paligjshme si votues në Himarë për t’i dhënë mandatin Vangjel Tavos, duke përfshirë edhe familjen e tij.

Ndërkohë, në padinë e Gjikurias përmendet edhe emri i Dritan Shakohoxhës. Gjikuria ka paditur në SPAK edhe një seri ministrash që shkelën ligjin duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Po ashtu, në memon e tij, ai kërkon informacion nga SPAK se çfarë ka ndodhur me paditë e tij të mëhershme. /A2CNN