Ditën e djeshme AMP pezulloi punonjësen e policisë Anisa Kostani, pasi përmes një postimi në rrjetet sociale ofendoi dhe fyeu gazetarët në lidhje me raportimet e tyre mbi vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini. Në lidhe me këtë ngjarje, ka reaguar gazetari Dritan Hila përmes një postimi në Facebook.

“AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë.

Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë. Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë.

Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin. Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur”, shkruan Hila.