
Megi Pojani, aktorja dhe moderatorja në një rrëfim ndryshe në emisionin “Më lër të flas”, ka shuar kureshtjen e të gjithëve, nëse do të marrë pjesë në spektaklin e madh të Big Brother Vip2.
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas” nën moderimin e vëllezërve Veshaj, moderatorja Megi tha se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka frikë nga vetja e saj. Më tej, ajo tha se edhe nëse vendos të futet, do e marrë vendimin në moment të fundit, sepse është e pavendosur.
“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”, tha Megi në “Më lër të flas”.