E16E3471-1B6C-4C4F-96C1-754BB7CB1C8C

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Pilur ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes dy personave.

Ai u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

28-vjeçari Redian Caushaj prej orësh ndodhet në sallën e operacionit, ndersa thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit.

Ndërkohë policia po zhvillon aksion për arrestimin e autorit, i cili duke perfituar nga errësira u largua.