“Dance With Me Albania” mes kërcimit dhe humorit ndonjëherë ka edhe “tensione”. E së fundmi një situatë e tillë duket se paska ndodhur edhe brenda televizionit “Klan”.

Me sa duket “komshinjtë” e emisionit të kërcimit janë ankuar, kështu u shpreh Alketa Vejsiu, e cila drejton programin.

Ardit Gjebrea, Blendi, Rudina e Luana Vjollca kanë depozituar ankesat e tyre për programin. E gjejeni se për çfarë, mbase edhe mund të qeshni nga biseda që Alketa dhe Ermali kanë zhvilluar më poshtë.

Alketa Vejsiu: Mamaq, kur kishe këtë emisionin e Ermalit këtu, ke marrë ndonjëherë ndonjë letër ankimimi nga kolegët? Ndonjë letër poshtë derës?

Ermal Mamaqi: Për javë merrja.

Alketa Vejsiu: Po kush ankohej më shumë për ty?

Ermal Mamaqi: Po kush të mundej, e kishin me radhë.

Alketa Vejsiu: Se është bërë nami për “Dance Albania”. Kemi pasur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.

Ermal Mamaqi: Për çfarë? Për orarin?

Alketa Vejsiu: Aludo njëherë ti pse..

Ermal Mamaqi: Padyshim që janë xhelozë që të gjithë.

Alketa Vejsiu: Jo i duam shumë që të gjithë. Ankohen se bërtet shumë Orgesa Zaimi, bërtet shumë.

Orgesa Zaimi: Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në “Klan”, a mund ta ulësh pak decibelin.