Top Media” ka qenë në fokusin e lajmeve së fundmi, për shkak të marrjes së Grida Dumës si moderatore, politikanes që la mandatin për të moderuar një emision. Megjithatë edhe përplasjet e shumta, menaxhimi i televizionit, ortakërina me inceneratorët, drejtimi nga Vjollca Hoxha, apo marrja e menaxhimit ekzekutiv dhe departamentit të informacionit nga Lori Hoxha, nuk mbeten pas. Dhe kur mendojmë se nuk mund të surprizohemi më shumë, një lajm i ri ka dalë në dritë.

Sot Lori Hoxha ka shkarkuar nga detyra kunatin e saj Ledion Liçon, bashkëshortin e Sara Hoxhës, i cili ishte dhe njeriu që drejtonte “Top News”-in pas largimit nga ky televizion gati një vit më parë të Ben Blushit.

CNA.al ka raporton se Ledioni drejtonte kanalin “Top News”, i cili tashmë do të drejtohet nga një tjetër gazetar që është edhe mbajtësi i një portali, të lidhur fort dhe ky i fundit me kompanitë e inceneratorëve.

Në emër të familjarëve të tij të afërt, kompanitë e inceneratorëve paguanin para në disa “biznese mediatike” të regjistruara në godinën e “Top Channel”.

Ledioni është shkarkuar dhe “Top News” tashmë do të ketë një drejtues të rinj, por burime thanë se bëhet fjalë për një marrëveshje më shumë sesa mediatike, një marrëveshje biznesi. Duket një marrëdhënie qiramarrje apo dhënie në përdorim e “Top News”-it për tu përdorur si një propagandë e gjatë e fushatës elektorale që duket se këtë herë ka filluar shumë kohë përpara afatit të datës së zgjedhjeve.

Por gjithsesi duket se zgjedhjet kanë ndikuar jo pak. Aq e fortë është marrëveshja sa Lori Hoxha është detyruar të shkarkojë dhe të largojë nga “Top News”-i kunatin e saj Ledion Liço.