Puntata e djeshme në emisionin ‘Ftesë në 5’ ishte e mbushur me ofendime. Në studio po diskutoheshin propozimet e avokates Migena Balla për ligjërimin e poligamisë në Shqipëri. Blogerja dhe gazetarja Zhaklni Lekatari dhe historiani Olsi Jazexhi, debatuan me njëri-tjetrin, duke e cuar përballjen në ofendime personale.

Ti ishe vajzë e hajrit, do ishte grua e mirë në Kosovë, po u ndave, erdhe këtu hape blogje seksi. Ajo është një copë injorante që ka një blog seksi. Ik martohu, ik gjej një burrë aty, K***‘- tha Jazexhi, i cili iu drejtua moderatores: Ajo më ofendoi më tha antishqiptar. 

‘Të ka hy shejtani në bark, të duhet me të cu në nja hoxh me të këndu, të nxjerrin si aktore pornografike në emisione’ – i thotë më tej Jazexhi, duke mos u ndaluar e vijuar: Po deshët ia nxjerr të gjithë dashnorët Zhaklinës…
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bieta në Instagram-in e saj, në të cilin shprehet se ishte e detyruar për zgjedhjen që bëri, nisur nga fakti që e konsideron të patolerushme përdorimin e fyerjeve personale, goditjeve nën brez dhe lincim publik të personazheve që fton në emision, teksa dënon edhe fjalët e Jazexhi, duke i konsideruar ato edhe si “polici morale”.