Është tensionuar situata brenda sallës së Kuvendit ku ka pasur një konflikt verbal mes dy kampeve të Partisë Demokratike.

Në një moment deputeti i PD-së, Edmond Spaho çohet nga karrigia e tij dhe i afrohet Gazment Bardhit duke iu drejtuar me tone të larta: “O shpifës! Si nuk të vjen turp”…

Ndërkohë, Tritan Shehu nga ana tjetër është ngritur nga vendi i tij, ndërsa diçka ka diskutuar me Gazment Bardhin.

Bardhi iu përgjigj Spahos: Mos më bërtit mua!

Situatën mundohet ta qetësojë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Shkak i kësaj përplasje janë deklaratat e fundit të Gazment Bardhit për një vilë me vlerë 760 mijë euro e cila sipas tij i përket një ministri në kohën kur PD-ja ka qenë në pushtet. Kaq ka mjaftuar që Spaho t’i drejtohet Bardhit me fjalët “Mashtrues”.