Mustafa Nano njihet tashmë për deklaratat e tij pa “doreza”. Së fundmi ai është shprehur se një ndër këngëtaret të cilat e tërheqin seksualisht është diva botërore Lady Gaga.

I pyetur për moderatoret Bora Zemani dhe Ilda Bejlerin, ai u shpreh se nuk i njeh shumë, por me Gagën do donte të flinte një natë, sepse i pëlqen shumë.

“Mua më pëlqen një femër e zhveshur, edhe Lady Gaga më intrigon si vajzë. Do doja të flija me Lady Gaga, më intrigon si tip. Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin nuk i njoh shumë si tip. Lady Gaga ka gjëra që më tërheq.

“Më tërheq kjo shqiptarja, Dua Lipa. Rita Ora më pak”, u shpreh ai në një emision. Duket se gazetari Mustafa Nano ka gusto, por ndoshta shqiptarët nuk do jenë edhe aq dakord që nuk ka qejf Rita Orën.

Mustafa Nano gjithmonë di të fitojë vëmendje me deklaratat e tij dhe të krijojë simpati në publik. Ka klas dhe elegancë në të folur, edhe pse ndonjëherë e humb durimin me nervat e tij.