Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur kolegut të tij Roland Qafoku i cili në emisionin “Now me Erla Mëhillin” kërkoi nga gazetarët të ruanin etikën mediatike gjatë raportimit të çështjeve sensitive duke shmangur spekulimet apo teoritë konspirative.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka adresuar akuza të forta ndaj Qafokut ku shkruan:
“Nese merresh me çdo qen, qe te leh rruges, nuk mberrin kurre ne destinacion”…Keto muaj, jam shume i zene me pune dhe kam disa destinacione per te mberritur me patjeter.
Me vjen keq, se nuk kam kohe te lire, t’u kushtoj vemendje, gjithe qenve te terbuar, qe mbijetojne me kocka nga listepagesat e borderove te pushtetit.
Sa te mbaroje pune me majmunet e Amerikes Latine, shpresoj t’u dhuroj ndonje banane Ekuadori edhe zagareve pa dhembe, qe ushqehen ne bodrumet e kazinos se Tajvanit.
Lehje te mbare dhe mbani nen kontroll jarget, jo vetem se po infektoni mjedisin, por po u dehidratojne duke u demtuar rende dhe shendetin….”, nënvizon Hoxha.