Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Deputeti Petro Koçi ka reaguar ashpër pas denoncimeve për aferën e inceneratorëve, ku në skemën e evazionit fiskal dilnin edhe të moshuar, që rezultonin me pasuri marramendëse, siç ishte rasti i çiftit 95 e 94 vjeç, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

“Po dëgjoj këtë historinë e përdorimit te te moshuarve 90 vjeçare ne aferat e evazionit fiskal te inceneratoreve.

Nuk di sa i vërtete është ky rast. Por jam i sigurte qe këtë taktike mund ta kenë përdorur gjerësisht shume pelivane te korruptuar. Prandaj institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjnë me qilizmë kësaj historie.

Dhe ne Fier thuhet qe ka biznese te korruptuarish qe paratë e fituara ne detyra shtetërore” shkruan ai.