Unë ulem dhe e pres në cepin tonë të zakonshëm të barit në hotelin ku takohemi dhe mendoj për gjithë kënaqësinë që do më japë sonte.

Sytë e mi që shikojnë poshtë, shmangin qëllimisht unazën e diamantit që shkëlqen në gishtin tim të dorës së majtë.

Sapo hyn në lokal me përshëndet me një puthje të ëmbël në pjesën e pasme të qafës. Mendoj me vete, sikur të më ndodhte më shpesh kjo, më shumë se dy herë në muaj … sikur të ishte ai burri im.

Deri vonë, i respektoja shumë betimet që i kisha bërë burrit tim kur u martuam. Unë dhe ai kemi bashkë që nga koha e kolegjit. Nuk kishte shkëndija të çmendura mes nesh, por ai ishte i dashuri im i parë dhe ishte këmbëngulës. Kështu që kur më propozoi dy javë para se të diplomohesha, unë i thashë “Po”.

Pesë vjet më vonë, kemi dy fëmijë të vegjël dhe një jetë seksuale që lë për të dëshiruar. As eksperimentime, as përplasje pas murit, as paralojë. Asgjë nga këto. Kështu që unë kurrë nuk ndjej kënaqësi me të.

Kur e pyeta një natë për të provuar diçka më shumë më tha se nuk donte dhe që të mos i bëja më pyetje të tilla. Edhe atë natë përfundoi me kënaqësinë e tij dhe kaq.

Jo shumë kohë më vonë, takova një djalë në një dyqan ushqimesh. Ai më tha: Sa me fat duhet të jetë ai që të ka vendosur këtë unazën në gisht.

Aty kuptova se burri im nuk më vlerësonte, nuk më donte sa duhej dhe ndaj hyra në një aplikacion takimesh. Aty u njoha me Jared: simpatik, aventurier dhe shumë i mirë në shtrat.

U takuam dhe që herën e parë, pas disa kënaqësive rresht nuk mendova më për burrin tim, por se kur do ta takoja Jared sërish.

Vazhdojnë takohemi shpesh dhe e di që mund të jeni duke pyetur veten teksa lexoni këto rreshta: Përse nuk e lë burrin?

Përgjigja është e thjeshtë: Kemi fëmijë dhe ata janë përparësia ime. Burri im është një baba i shkëlqyer për ta.