Gjatë spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, Stresi ka folur edhe një herë tjetër rreth ish partneres së tij, Keisit. Reperi ka deklaruar më parë se Keisi ka dy tumore në kokë, ndërkohë që për një informacion të tillë, ai është pyetur nga Jonida Vokshi, nëse kishte aprovim për të folur kaq hapur.
Stresi tha se nuk ka marrë një miratim të tillë, por shtoi se për problemet shëndetësore të Keisit janë në dijeni shumë njerëz në Shqipëri.
Thënë kjo nga Stresi, aktori i njohur, Vedati e pyeti se pse ke hyrë në shtëpi. Sipas artistit të humorit ai do të ishte ndihmë më e madhe për ish-bashkëshorten jashtë shtëpisë.
Vedati: Nuk di nëse mund të ndërhyj. Respekt për secilin banor, por meqë e tha vetë se unë nuk e kam ditur, ma merr mendja që shumë më fuqishëm e kishe ndihmuar mos të kishe hyrë në Big Brother sesa ke hyrë. Kur e ke një rast të tillë, me një ish-grua që vuan nga tumori, duhet me qenë burri aty.
Stresi: Jam i ndarë prej dy vitesh, por jam nga ata burra që po bëj përpjekjen maksimale të kthehem me një femër që e dua akoma. Po bëj maksimumin që t’i afrohem. Nuk e di a do jetojë apo s’do jetojë aq e sëmurë sa është. Është çështje serioze, po lufton me jetën.