Ditën e dheshme në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” u publikua një video me një sërë momentesh pikante gjatë reality showt, duke lajmëruar se së shpejti do të fillojë dyshi.

Një prej këtyre momenteve ishte ai kur Fifit i ra të fikët gjatë transmetimit live. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja, e cila ka reaguar e revoltuar ndaj Top Channel-it.

“Para një viti unë kam qenë pjesë e Big Brother. Të gjithë e dini. Të gjithë e keni marrë vesh ça psikopatje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashur të bëj gjëra për vëmendje e sa jo, të gjitha i keni kuptuar. Kam qëndruar brenda gati 2 muaj dhe rreth 18 herë kam kërkuar të dal nga ajo shtëpi por nuk kam mundur. Pse s’kam mundur të dal e di produksioni. Më ka rënë të fikët dy herë, një herë në Prime që e keni parë të gjithë, e një herë që nuk ka dalë në transmetim. Në atë shtëpi unë kam qeshur, kam luajtur, kam kërcyer, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është.

Nuk e di nëse ekziston ndonjë njeri në rruzull, flas për shqiptarët, që nuk e ka dëgjuar atë këngë. Krejt e dinë si këngë. Krejt e kanë dëgjuar. Edhe ju Top Channel e keni gjetur veten te ajo këngë, edhe ju më keni thënë “ça kënge ke bërë”, “ça himni e ke shkruajtur”. Pse nuk e nxorrët te videoja promovuese që vjen Big Brother VIP 2 Fifin duke shkruar këngën “Diell”? Fifin duke e kënduar këngën nëpër shtëpi? Pse nuk e nxorrët Fifin duke shkruar një këngë tjetër që do dalë së shpejti?

Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lënë me qenë e lumtur? Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje. Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën. Faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time”, është shprehur Fifi në një video në Instastory.