I menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadoren amerikane Yuri Kim, pas deklaratave të Sali Berishës se ajo po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, duke iu bërë presion gjykatësve dhe prokurorëve.
Në postimin e saj, Kim ka bashkëngjitur edhe memorandumin e DASH, kundër krimit dhe korrupsionit, që është shpallur dhe një nga prioritetet kombëtare të qeverisjes së Joe Biden.
Ambasadorja amerikane shkruan në postim, se SHBA do të vijojë që të mbështesë Reformën në Drejtësi, dhe do të vazhdojë të zhvillojë takime inkurajuese me gjyqtarë dhe prokurorë, që të japin vendime në interes të shqiptarëve.
Postimi i Yuri Kim:
Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë, SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin.
Dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.