Po për 7 kullat e Shefqet Kastratit që po “hanë” Parkun e Liqenit pse nuk flet askush?

nga Gazeta Jonë

Të gjithë janë duke u marrë me kullën e familjes Berisha në qendër të Tiranës. Madje sot reagoi edhe kryeministri Rama duke mbrojtur vendimin për dhënien e saj, por mohoi se pas kullës fshiheshin biznesmenët e familjes.

Oligarku Shefqet Kastrati në hall? SPAK zbarkon në televizionin shqiptar, çfarë sekuestruan

Nga ana tjetër, një ditë më parë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, pranoi se jetonte në një vilë në Rolling Hills, e cila rezulton të paktën në letra në pronësi të Ilir Shtufit, i cili vetë është pronari i kompanisë Nova Construction që do të ndërtojë kullën.

Po për 7 kullat e Shefqet Kastratit që po “hanë” Parkun e Liqenit pse nuk flet askush?
Po për 7 kullat e Shefqet Kastratit që po “hanë” Parkun e Liqenit pse nuk flet askush?

Nga ana tjetër, siç duket në foto, ditën kur u miratua kulla nga Rama dhe Veliaj, në sallë duke bërë edhe foto në fund të aktivitetit, ishte edhe biznesmeni Agim Zeqo, i cili madje edhe duartrokiti kur u zgjodh projekti i CEBRA-s që të zhvillohej nga Ilir Shtufi.

LEXO: Thellohet skandali me pronat e ushtrise , Kastrati zapton edhe ish- depon e minave në Porto Romano

Sa shumë rastësi apo jo?

Mero Baze ndërkohë thotë se pas kullës fshihet pikërisht Agim Zeqo dhe se Ilir Shtufi është emër sa për “letra”, madje Baze aludon se edhe vila ku jeton Shkëlzen Berisha vetëm në “letra” është e Shtufit pasi pas tij fshihen biznesmenët e familjes Berisha.

https://gazetajone.com/prova-e-zjarrit-per-adriatik-lapajn-denonco-7-kullat-e-kastratit-dhe-malin-e-tiranes/

Pra, të gjitha po reagojnë tani për kullën dhe duket sikur është shtypur butoni për të reaguar.

Po për 7 kullat e Shefqet Kastratit që po “hanë” Parkun e Liqenit pse nuk flet askush?
Po për 7 kullat e Shefqet Kastratit që po “hanë” Parkun e Liqenit pse nuk flet askush?

Por, kulla në mes të Tiranës nuk është e vetmja që po ndërtohet aty. Madje, përpos mpleksjes se të gjithë kaheve të politikës, ajo është ndoshta më e “pafajshmja” pasi po ndërtohet në pronë private.

Gjenden 40 mijë dollar në Rinas! ! Si u shpërnda me pagesë në media përralla banale se punonjësit e aeroortit nuk i vodhën 40 mijë dollar

Gurguleja në fakt, ashtu si edhe për kullën në qendër të Tiranës duhet të bëhej në fakt, madje shumëfish, për shtatë kullat që Shefqet Kastrati po ndërton te Parku i Liqenit të Tiranës duke kafshuar një pjesë të mirë të tij.

Deri më tani askush nuk ka reaguar në media për këto kulla përveç Gazeta Jonë , ndërsa regjisori Ermal Mulosmani denoncon vazhdimisht shkatërrimin e parkut nga Shefqet Kastrati.

SPAK nis hetimin, Kastrati vijon rrëmbimin e pronave të ushtrise , si u gllabërua depoja e minave në Porto Romano

Maxhoranca nuk ka se si të reagojë pasi i ka dhënë lejen Shefqet Kastratit për të shkatërruar atë pjesë të parkut, por çudia është se nuk reagon askush nga opozita. Foltorja nuk reagon pasi e ka Kastratin financues të mediave të saj, madje punonjës të Kastratit kanë punuar për fushatën e Belind Këlliçit në Tiranë, kurse Basha duket se ka marrë ndonjë deal të mirë.

Mediat nga ana tjetër nuk reagojnë për shkak se Kastrati Group është shumë “bujare” me reklamat. Kudo ku shihni reklamën e “Albsig” nuk keni për të parë denoncime për kullat e Kastrati Group në Tiranë.

Kjo është opozita e vendit, aq shumë e kompromentuar sa edhe maxhoranca, të cilët reagojnë kur duan të marrin ndonjë llokmë dhe jo kur preket vërtetë interesi i qytetarëve.

Marre ju qoftë!